Mbi 200 pacientë kanë kërkuar ndihmë emergjente në Spitalin e Pejës

Mbi 200 pacientë kanë kërkuar ndihmë emergjente në Spitalin e Pejës

238 pacientë kanë marr trajtim emergjentë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital, përcjell Gazeta Insajderi.

“238 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dje më 23 janar 2020. Nga këta 33 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndër tjera në spitalin e Pejës në total thuhet se janë kryer mbi katër mijë analiza dhe pesë foshnja kanë ardhur në jetë.

“Analiza kanë kryer 359 pacientë që në total kanë kryer 4,614 analiza. Gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 5 lindje, 2 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com