Mbi 200 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës

Mbi 200 persona kërkojnë ndihmë emergjente brenda 24 orëve në Spitalin e Pejës

Mbi 200 pacientë kanë kërkuar trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Sipas njoftimit të spitalit 26 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dje më 10 dhjetor 2019. Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera në këtë spital janë kryer tetë operacione dhe mbi 4 mijë pacientë kanë bërë analizat.

“8 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit. Analiza kanë kryer 313 pacientë që në total kanë kryer 4.307 analiza”, ka bërë të ditur spitali i Pejës.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë 4 lindje, 3 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. /Insajderi.com