Mbi 25 mijë gjoba të shqiptuara që nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-COVID

Mbi 25 mijë gjoba të shqiptuara që nga hyrja në fuqi e masave të reja anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 25 mijë gjoba që nga 30 gushti, kur kanë hyrë në fuqi masat e reja për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, të miratuara nga Qeveria.

Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, tha se në këtë shifër janë të përfshirë personat fizik dhe ata juridik.

“Nëse i marrim shifrat nga data 30 gusht kur kanë hyrë në fuqi masat e reja, ne kemi shqiptuar diku mbi 25 mijë gjoba. Po flas me informacionet që i kam deri më datën 6 shtator dhe bazuar në këto shifra janë të përfshirë edhe personat fizik juridik”, është shprehur Kelani në RTV 21.

Për shkelje të masave anti-COVID, gjobat sillen nga 35 deri në dy mijë euro.

Ndryshe, nga 30 gushti në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID’19, të cilat mund t’i gjeni KËTU./Insajderi.com