Mbi 252 mijë vaksinime kundër COVID-19

Mbi 252 mijë vaksinime kundër COVID-19

252 mijë e 938 qytetarë janë vaksinuar deri më tash kundër COVID-19.

Prej tyre 63.529 kanë marrë dy doza, pjesa tjetër është në pritje.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se brenda ditës janë vaksinuar 7.741 qytetarë.

Ndërkohë, gjatë ditës së fundit u raportuan shtatë raste të reja e 22 të shëruar. Vdekje nuk kishte.

Rastet aktiv me COVID-19 janë 134. /Insajderi.com