Mbi 26 mijë raste aktive me Coronavirus

Mbi 26 mijë raste aktive me Coronavirus

Me një mijë e 612 rastet pozitive të konfirmuara të enjten, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 26 mijë e 524.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, po ashtu janë konfirmuar 32 të vdekur, ndërsa janë shëruar dy mijë e 460 pacientë.

Gjatë kësaj periudhe, MSH njofton se janë dhënë 20 mijë e 618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862 mijë e 224 doza të vaksinës.

Ndërsa, 291 mijë e 645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com