![Mbi 3 mijë e 300 raste aktive](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/COVID-19..-3-730x440.jpg)
3 mijë e 342 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë, të martën.
Gjatë asaj dite u regjistruan edhe tetë vdekje të reja duke bërë që numri i viktimave si pasojë e Coronavirusit të jetë 2 mijë e 947.
Më shumë se 153 mijë qytetarë kanë arritur të shërohen – veç gjatë njëzetekatër orëve të fundit ia dolën 323 të infektuar.
Vaksinimi
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/Salla-1-Tetori-768x510-1.png)
Salla e Vaksinimit, Prishtinë.
Lufta ndaj pandemisë po vazhdon edhe përmes vaksinimit. 15 mijë e 617 sosh u dhanë brenda ditës së fundit.
Tash numri i atyre që e kanë marrë të paktën një dozë vaksine është rreth 786 mijë.
Ndërsa, procesin me të dy dozat e kanë kryer mbi 513 qytetarë.
Detaje për vdekjet me COVID-19.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/210715102047-01-covid-indonesia-exlarge-169-768x431-2.jpeg)
Punonjësit shëndetësor duke hequr trupat e pajetë nga COVID-19
Nga tetë personat që ndërruan jetë si rezultat i Coronavirusit, katër prej tyre ishin të moshës 70-79 vjeç.
Tre të tjerë nga mosha 60 deri më 69 vjeç.
Ndërsa, një tjetër i përkiste gjeneratës 50-59 vjeç.
Katër ishin të gjinisë femërore e katër tjerë të asaj mashkullore.
COVID-19 nëpër komuna.
Për dallim nga ditët e tjera, kësaj radhe Ferizaj prin për sa i përket infeksioneve, 11 sosh.
Pasuar nga Prishtina 10, Podujeva 8, Drenasi 7, Gjilani 6, Vushtrria 3.
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/komunat.png)
Rastet aktive:
Prishtina ka më së shumti raste aktive me rreth 60, pasuar nga Prizreni me rreth 300.
Më pastaj janë Ferizaj, Peja, Podujeva, Gjilani, Mitrovica, Klina Fushë Kosova, Lipjani. /Insajderi.com
![](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/09/rastet-aktive-1-1024x270-1.png)