Mbi 3 mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 3 mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në tre mijë e 695, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku më tej thuhet se 101 mijë e 279 persona janë shëruar deri më tani.

Qysh nga shfaqja e pandemisë në vend, më 13 mars të vitit të kaluar e deri më sot, janë regjistruar gjithsejt 107 mijë e 213 raste të infektimit me Coronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare nga IKSHP, sëmundjes nuk i kanë përballuar dy mijë e 239 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 107.213 raste nga 588.812 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.279 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.695”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com