Mbi 300 mijë vaksina, Kosova do t’i përfitojë falas nga COVAX, njofton Insajderi.
Kjo ndihmë për vendin vjen fal mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti ‘EPIK’, të cilët me anë të një postimi në Facebook, tutje njoftuan se BE si donatori më i madh, ka ndarë mbi 850 milionë euro për këtë iniciativë.
Kjo shumë e ndarë nga blloku synon të sigurojë mbi një miliardë COVID-19, vaksina për vendet me të hyra të vogla dhe të mesme.
“Kosova do të sigurojë mbi 300,000 COVID-19 vaksina falas nga iniciativa COVAX, fal mbështetjes financiare nga BE”, thuhet në postimin e këtij instituti.
“Si donator më i madh Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 850 milion EURO për iniciativë COVAX e cila synon të sigurojë mbi 1 miliardë COVID-19 vaksina për vendet me të hyra të vogla dhe të mesme”, thuhet tutje në postim. /Insajderi.com