Mbi 300 punëtorë të Trepçës protestojnë për mungesë të pagave, rrezikojnë të infektohen nga Koronavirusi

Mbi 300 punëtorë të Trepçës protestojnë për mungesë të pagave, rrezikojnë të infektohen nga Koronavirusi

Mbi 300 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” janë duke protestuar për shkak se thonë që nuk i kanë marrë pagat e tyre.

“Po bahet fjalë për paga. Arsyeja kryesore është kjo. Planin e punës e kemi realizuar për 100% , kemi punuar në kushte të jashtëzakonshme”, ka thënë Gani Osmani, kryetari i Sindikatës së Trepçës për Insajderin.

“Arsyet e mosmarrjes së pagave nuk po dimë. Vetëm paga e muajit të kalum nuk ka dalë”.

Të njëjtit janë tubuar në një hapësirë edhe pse në pandemi janë të ndaluara tubimet e tilla.

Osmani tha se janë duke e rrezikuar edhe shëndetin e tyre pasi nuk janë duke respektuar masat mbrojtëse.

“Jemi diku mbi 300 veta, as 10% s’kanë masa mbrojtëse dhe as distancën s’po e respektojmë”.

“Askund në botë sot nuk besoj së janë mbledhur kaq shumë njerëz sa ne këtu.

Osmani ka treguar se tashmë një anëtarë i bordit ka shkruar t’i vizitojë dhe beson se kjo çështje do të zgjidhet./Insajderi.com