Ka kaluar mbi 31 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në vend që nga 13 marsi, saktësisht deri më tash Coronavirusi ka prekur 31.215 qytetarë.
Prej këtij numri të të sëmurëve me Coronavirus 860 kanë humbur jetën, njofton Insajderi.
Ndërsa 18.347 e kanë kaluar virusin pas hospitalizimit apo vetizolimit. Numri i rasteve aktive tani është 12.008.
Epiqendra e pandemisë mbetet kryeqyteti, vetëm të mërkurën u regjistruan 319 raste të reja në Prishtinë nga 720 sa u raportuan në gjithë Kosovën. /Insajderi.com