Mbi 310 mijë vaksinime në Kosovë

Mbi 310 mijë vaksinime në Kosovë

310. mijë e 415 vaksinime kundër COVID-19 janë dhënë deri më tash në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të shtunën janë vaksinuar 12.430 qytetarë.

Deri më tash dozën e parë e kanë marrë 220 mijë e 250 persona.

Ndërsa, gjithë procesin e vaksinimit e kanë kryer 90 mijë e 165 qytetarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar se brenda njëzetekatër orëve të fundit janë raportuar dy infeksione të reja, ndërsa tre të tjerë janë shëruar.

Tash rastet aktive me COVID-19 kanë dhënë në më pak se 100, saktësisht 98. /Insajderi.com