Një kontingjent prej 35 mijë e 100 vaksinash të dërguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të arrijnë të premten në Kosovë.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se dërgesën e parë të dhuruar nga SHBA-ja do ta mirëpresin ambasadori Philip Kosnett, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Pritja do të bëhet në orën 15:00, në oborrin e Institutit kombëtar për shëndetin publik.
“Ambasadori i Sh.B.A.-ve Philip S. Kosnett, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga Sh.B.A.-të në një ceremoni të organizuar me rastin e arritjes së tyre”.
“Kjo ngjarje është planifikuar për: 20 gusht 2021 në ora 15:00 . Oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Vaksinat dërgohen përmes programit COVAX. Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të verës./Insajderi.com