
Të enjten në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta (rapide) për COVID-19, përcjell Insajderi.
Kjo është bërë me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapjen e virusit.
“Më këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, javën e kaluar Komuna e Prizrenit ka filluar realizimin e këtyre testeve edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.
Ndërkaq. drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj ka bërë të ditur se ekipet mobile për realizimin e testeve rapide do të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme në sheshin “Shatërvan”./Insajderi.com