Mbi 4 mijë të infektuar e 70 të vdekur nga COVID-19 gjatë një jave në Kosovë

Mbi 4 mijë të infektuar e 70 të vdekur nga COVID-19 gjatë një jave në Kosovë

4698 persona janë infektuar me COVID-19 brenda një jave në Kosovë, njofton Insajderi.

Ndërsa, 70 persona tjerë kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit në vend nga 4351 mostra të marra kanë rezultuar 571 raste pozitive. Kurse, nëntë persona kanë vdekur.

Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.930.

Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me “Take Away”, si dhe orën policore.

Si masë përsëri është vendosur ora policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00, ndërsa është vendosur që gastronomia të mbyllet deri më 18 prill.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do të kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, i bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë./Insajderi.com