Mbi 413 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit

Mbi 413 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit

Mbi 413 mijë qytetarë kanë aplikuar deri tani për tërheqjen e 10 përqindësh të kursimeve nga Fondin e Kursimeve Pensionale, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Jeton Demi, tha se shifrat totale të tërheqjes deri tani janë mbi 191 milionë euro, ndërsa shtoi se aplikimet për tërheqje janë duke vazhduar.

“Mbi 10 mijë qytetarë kanë fituar 10 euro nga Trusti, 58 mijë nga 50 euro dhe 122 mijë nga 100 euro”, pohoi Demi.

Ai shtoi se në bazë të llogaritjeve, gjatë ditës janë duke aplikuar qindra qytetarë.

Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti./Insajderi.com