44.436 të infektuar me COVID-19 janë shëruar deri më tash nga COVID-19, njofton Insajderi.
Të enjten e 7 janarit u regjistrua rekordi i të shëruarve brenda një dite, 601 sosh.
Ndërsa raste me Coronavirus 309, kështu numri i infeksioneve aktive ra në 7.144.
Gjatë ditës së fundit u raportuan gjashtë vdekje, numri i personave që ndërruan jetë në përballje me COVID-19 është 1.363.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm të enjten u deklaruan 126 raste të reja. /Insajderi.com