Mbi 46 mijë aplikime për t’u vaksinuar në Maqedoninë Veriore

Mbi 46 mijë aplikime për t’u vaksinuar në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që 46 mijë e 23 persona kanë aplikuar në webfaqen për vaksinim përmes sistemit “Termini im”, njofton Insajderi.

Përmes këtij aplikacioni, qytetarët do të mund të shprehin vetëm interes, por jo caktim për terminin për imunizim.

Ndërsa, partia opozitare VMRO-DPMNE kanë reaguar kundër Qeverisë, pasi që sipas tyre Maqedonia e Veriut është vendi i fundit që ende nuk ka filluar vaksinimin.

Bojan Stojanoski, deputeti nga radhët e VMRO-së, këtë e ka quajtur si katastrofën më të madhe të partisë në pushtet LSDM-së, dhe se kjo e pasqyron situatën në të cilën gjendet shteti.

Ai ka shtuar se deri më tani Qeveri ka gënjyer për 820 mijë vaksina, ndërsa më pas shpresoi për ndihmë nga Bullgari dhe Greqia, që nuk kemi parë asnjë vaksinë, kurse për dallim nga ne, Serbia ka siguruar dy milionë të tilla, dhe ka filluar me vaksinimin.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoninë e Veriut do të fillojë të mërkurën, ndërsa të parët që vaksinohen janë punëtorët shëndetësor në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nën Tereza” në Shkup.

Dje, kanë arritur 4680 porosit e para nga gjithsej 8000 vaksina të Fajzerit kundër COVID-19, nga Republika e Serbisë të cilët iu dorëzuan kryeministrit Zoran Zaev, nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. /Insajderi.com