Mbi 46 mijë qytetarë të vaksinuar

Mbi 46 mijë qytetarë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se deri me tani në Kosovë janë vaksinuar 46 mijë e 97 persona me vaksinën anti-COVID.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer katër mijë e 229 vaksinime, njofton Insajderi.

Sipas kësaj ministrie, procesi i vaksinimit për personat mbi 65 vjeç po vazhdon përmes caktimit paraprak të terminëve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, të cilët po  kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID19”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Insajderi.com