5.061 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, njofton Insajderi.
Të dielën u regjistruan edhe 71 sosh si dhe u raportuan 173 të shëruar.
Po ashtu dy persona humbën jetën me çka e quan numrin në 2.225 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Numri i rasteve të përgjithshme është 106.914 nga 568.984 mostra.
Ndërkaq gati 100 mijë qytetarë, saktësisht 99.628 kanë arritur që ta kalojnë Coronavirusin.
Edhe gjatë njëzetekatër orëve të fundit, kryeqyteti vazhdon të prijë për nga numri i infeksioneve. 25 u raportuan të dielën. /Insajderi.com