
Numri i rasteve aktive me Coronavirus në vend është pesë mijë e 118, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 750.
Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë nga Coronavirusi kanë vdekur gjithsej dy mijë e 994 persona.
Sa i përket vaksinimit, deri më tash janë dhënë një milion e 717 e 379 doza të vaksinës anti-COVID’19, prej tyre 796 mijë e 246 qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com