Mbi 500 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

Mbi 500 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

Nëntë vdekje të reja në Kosovë janë raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të shtunën.

Me këto raste numri i vdekjeve ka kaluar shifrën prej 500 vdekjeve, saktësisht 508 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars, njofton Insajderi.

Kosova ka regjistruar në muajin e fundit shumë vdekje shkak i Coronavirusit, përjashtim të premtes kur ishte regjistruar vetëm një vdekje.

Ndërsa, numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 13.215 të regjistruar si pozitiv. /Insajderi.com