Mbi 55 mijë persona janë vaksinuar kundër Coronavirusit në Kosovë, që nga 30 maji kur ka filluar zyrtarisht ky proces, njofton Insajderi.
Në sallën “1 tetori”, në Prishtinë të premten deri në orën 12:00 janë vaksinuar 150 persona.
Niman Bardhi, koordinator i qendrës së vaksinimit, njoftoi se në nivel vendi sot janë vaksinuar 500 persona.
“Siç po e shihmi po vazhdojmë me vaksinimin e popullatës të grup-moshës 65 vjeçare e mbi, ku aktualisht deri tani janë vaksinuar mbi 150 persona…ndërsa nëse flasim ne nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar, ndërsa totali i të vaksinuarve nga fillimi ka kaluar shifrat e mbi 55 mijë të vaksinuarve”.
Ai shtoi se procesi po ecën mirë dhe se ka interesim të qytetarëve./Insajderi.com