Mbi 550 të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Mbi 550 të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

Mbi 550 raste të vdekjes nga Coronavirusi janë shënuar që nga përhapja e këtij virusi në territorin e Kosovës, më 13 mars, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku thuhet se deri më sot janë regjistruar gjithsej 556 raste të vdekjes.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndërkaq, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 117 raste pozitive.

Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 27 raste nga 53.554 persona të dyshimtë në këtë virus.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.431 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.040. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Pejë 9 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com