56.732 qytetarë janë identifikuar me COVID-19 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia COVID-19.
Vetëm të mërkurën u raportuan edhe 320 infeksione të reja, njofton Insajderi.
Po ashtu janë regjistruar edhe gjashtë vdekje, numri personave që humbën jetën në luftë me Coronavirusin arriti në 1.426.
Raste aktive janë 5.324, përderisa një pjesë e tyre është e hospitalizuar për trajtim shkak i gjendjes shëndetësore.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan 115 raste të reja. /Insajderi.com