Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, njoftoi se deri më tani në Kosovë janë vaksinuar rreth 56 mijë qytetarë kundër Coronavirusit, shkruan Insajderi.
Sipas tij, vetëm gjatë së shtunës vaksinën ë këtë sallë e kanë marrë mbi 150 persona.
“Po vazhdon vaksnimi, sot janë vaksinuar mbi 150 qytetarë mbi moshën 65 vjeç, ndërsa janë edhe tjerë që janë duke pritur. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve është mbi 56 mijë”, deklaroi Bardhi para mediave.
Ai tutje tha se procesi i vaksinimit po shkon në bazë të planit./Insajderi.com