57.317 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.
Prej tyre 1.447 kanë përfunduar me humbje të jetës, njofton Insajderi.
Deri më tash janë shëruar 50.487 qytetarë, ndërsa raste aktive janë 5.383.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm të premten u regjistruan edhe 107 raste të reja. /Insajderi.com