Numri i personave të cilët janë imunizuar kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në mbi 57 mijë, njofton Insajderi.
Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, njoftoi se vetëm gjatë së hënës janë vaksinuar rreth 200 persona.
“Siç e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga mosha 65 vjeç e mbi, ku deri më tani janë vaksinuar mbi 200 persona, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 57 mijë”.
Përmes një konference për medie, Bardhi bëri të ditur se të gjithë mjekët e vaksinuar në Kukës do të marrin dozën e dytë që nga e hëna.
“Ajo që vlen te ceket është që nga ora 12:30 e tutje i gjithë personeli shëndetësor që kanë marrë vaksinën apo dozën e parë në Kukës do të marrin dozën e dytë sot në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë”, tha Bardhi./Insajderi.com