Mbi 600 gjoba për mosrespektim të masava kundër COVID-19

Mbi 600 gjoba për mosrespektim të masava kundër COVID-19

Gjatë 24 oërë të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 619 gjoba për ata të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër përhapjes së Coronavirusit, njofton Insajderi.

Këto tiketa bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, për shkelësit e rregullave në trafik, policia ka shqiptuar 572 gjoba.

17 aksidente kanë ndodhur të dielën me të lënduar dhe 23 aksidente me dëme materiale.

Policia ka arrestuar 16 persona, gjashtë janë dërguar në mbajtje, tre në vuajtje të dënimit si dhe një në ndalim policor. /Insajderi.com