Mbi 600 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Mbi 600 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

622 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së diel për ata që nuk i respektuan masat anti-COVID’19, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës, derisa kanë njoftuar për tiketat e shqiptuara brenda 24 orëve të fundit, e që shumica prej tyre ishin për shkak të mosvënies së maskës.

Qeveria e Kosovës ka futur në zbatim masat e reja për së parandalimin e përhapjes Coronavirusit.

Javë më parë, numri i personave të gjobitur për mosrespektimin e ligjit për COVID, ishte dukshëm më i madh, duke kaluar pothuajse çdo ditë mbi shifrën një mijë. /Insajderi.com