Mbi 600 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e vendit

Mbi 600 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e vendit

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka bërë të ditur se aktualisht janë 702 pacientë të shtrirë në Klinikat Covid dhe Spitalet e Përgjithshme.

Sipas njoftimit, 603 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, prej të cilëve 539 janë me oksigjeno-terapi, kurse 28 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 262 pacientë pozitivë me COVID-19, ku 28 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre Covid-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit, 81 pacientë, – Spitali i Gjakovës, 98 pacientë, – Spitali i Pejës, 97 pacientë, – Spitali i Gjilanit, 86 pacientë, – Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë, – Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë, – Spitali i Ferizajt, 52 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ShSKUK-së./Insajderi.com