COVID-19

Mbi 600 raste aktive në vend

Mbrëmë është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë ku janë regjistruar 129 raste dhe 10 të shëruar.

Mbi 600 raste aktive në vend

Nga data 8 shkurt deri më 15 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, njofton Insajderi.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste që do të thotë se raste aktive në vendin tonë janë 619 raste.

Mbrëmë është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë ku janë regjistruar 129 raste dhe 10 të shëruar.

Kjo ka bërë që IKSHPK t’i drejtohet qytetarëve që të respektojnë të gjitha rekomandimet, ndryshe vendi rrezikon të kthehet në pikën zero.

IKSHPK kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike./Insajderi.com