Mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas arrijnë të mërkurën në Kosovë

Mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas arrijnë të mërkurën në Kosovë

62 mijë e 400 doza të vaksinave AstraZeneca, pritet të vijnë në Kosovë gjatë mesjavës.

Këto vaksina do t’i sjell falas “Gavi Covax”, derisa UNICEF do të merret me transportimin e tyre.

Arritja e këtyre vaksinave në vend, do të bëhet më 12 maj, përkatësisht gjatë së mërkurës.

Këtë për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur zyra për informim e “Gavi COVAX”.

“62,400 doza të vaksinave janë të gatshme për dërgesë në Kosovë dhe pritet të mbërrijnë më 12 maj”, thuhet në përgjigje.

Kjo është hera e dytë që “Gavi Covax” do të dërgojë në Kosovë vaksina anti-COVID, pas kontingjentit të parë që arriti muajin mars, me gjithsej 24 mijë sosh. /Insajderi.com