63.089 persona janë infektuar me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.
Gjatë orës së fundit janë regjistruar 307 infeksione të reja dhe janë shëruar vetëm 21 të infektuar.
Numri i të shëruarve ka shkuar në 54.661.
Ndërsa, vdekjet kanë arritur në 1.532 me katër rastet e fundit të vdekjes, të mërkurën.
Rastet aktive janë 6.896
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, ditën e fundit u raportuan 128 raste. /Insajderi.com