
Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar se deri më tash 64.776 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19.
Vetëm në njëzetekatër orët e fundit, vaksinën e kanë marrë 1.120 persona, njofton Insajderi.
Kjo ministri ka nënshkruar kontratën me “Pfizer”, ku pritet deri në fund të vitit të vinë mbi një milionë e 200 mijë vaksina.
Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lehtësohen masat anti-COVID. Pasi situate pandemike është përmirësuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të premten raportoi për pesë infeksione të reja si dhe asnjë të vdekur.
Numri rasteve aktive është 2.201. /Insajderi.com