65.065 qytetarë janë infektuar nga virusi COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.
Vetëm të mërkurën u regjistruan edhe 297 raste të reja, ndërsa u shëruan 311 të infektuar.
Numri i të shëruarve u rrit në 56.655, përcjell Insajderi.
Raste aktive tani janë 6.857.
Me pesë vdekjet e ditës së fundit, shifra e viktimave është 1.553.
Prishtina mbetet vatra e Coronavirusit, në njëzetekatër orët e fundit u raportuan 106 infeksione të reja. /Insajderi.com