Mbi 7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

Mbi 7 mijë e 600 raste aktive me COVID-19

7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Momentalisht është trendi i uljes së numrit të infeksioneve dhe rritjes së atyre të të shëruarve.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit ka raportuar 173 infeksione dhe 1 mijë e 434 të shëruar.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe shtatë viktima të tjera si pasojë e Coronavirusit.

Njëashtu, procesi i vaksinimit po vazhdon, 17 mijë e 634 vaksinime u kryen të martën.

Tash janë mbi 740 mijë qytetarë që kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërsa, 453 mijë e 760 të tjerë kanë përmbyllur procesin me dy doza. /Insajderi.com