Mbi 7 mijë raste me COVID-19

Mbi 7 mijë raste me COVID-19

7.008 raste aktive me COVID-19 janë deri më 11 shkurt në Kosovë.

Numri i infeksioneve aktive u rrit, pasi të enjten u raportuan 344 raste të reja e 230 të shëruar.

Tashmë numri i infektimeve shkoi në 63.433, ndërsa i të shëruarve 54.891.

Gjatë ditës së fundit ndodhën edhe dy vdekje si pasojë e Coronavirusit. 1.534 qytetarë kanë humbur jetën që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Në njëzetekatër orët fundit u infektuan edhe 127 persona. /Insajderi.com