Numri i tiketave nga ana e Policisë për personat që nuk po respektojnë masat anti-COVID’19, edhe gjatë 24 orëve të fundit po vazhdon të jetë I madh, njofton Insajderi.
Në raportin e përditshëm të Policisë njoftohet se janë shqiptuar 723 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave kundër Coronavirusit.
Gjatë të njëjtës periudhë kohore në vend kanë ndodhur 12 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 15 me të lënduar.
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 743 tiketa trafiku. /Insajderi.com