Mbi 716 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri

Mbi 716 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Shqipëri

Numri i të vaksinuarve kundër Coronavirusit në Shqipëri ka arritur në mbi 716 mijë, njofton Insajderi.

Rreth 244 mijë prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se po vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin.

“716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID-19”, ka shkruar Manastirliu në Facebook.

Në fund, ajo ka ftuar qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit./Insajderi.com