Mbi 75 mijë të vaksinuar në Kosovë

Mbi 75 mijë të vaksinuar në Kosovë

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër Coronavirusit, në gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75 mijë e 553 doza të vaksinës, përcjell Insajderi.

Ndërkaq, vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë dy mijë e 915 doza të vaksinës, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Nga dy mijë e 295 testime, shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes. Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103 mijë e 711. Në total numri i rasteve aktive është një mijë e 511”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri në fund të këtij viti pritet të vijnë një milion e 200 mijë vaksina kundër COVID-19./Insajderi.com