Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka thënë së 80 mijë e 717 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë, shkruan Insajderi.
Sipas tij, vetëm gjatë ditës së diel në këtë sallë janë vaksinuar 258 persona, ndërsa 579 në të gjitha komunat e vendit.
“Në sallën ‘1 Tetori’ deri në mesditë janë vaksinuar 258 persona, në nivel vendi 579 persona, ndërsa nga fillimi i vaksinimit në nivel vendi 80,717”, ka deklaruar Bardhi për ‘KP’.
Ai më tej, ka shtuar se qytetarë që kanë aplikuar në e-Kosova janë ftuar për vaksinim, dhe sipas tij ata kanë dashur sa më parë të marrin vaksinën kundër COVID-19./Insajderi.com