Mbi 80 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 80 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Rreth 80 mijë persona janë vaksinuar kundër Coronavirusit në Kosovë që kur ka nisur procesi i vaksinimit, njofton Insajderi.

Vetëm gjatë së shtunës, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë dhënë 460 doza të vaksinës, kurse në nivel vendi një mijë e 300, ka njoftuar menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi.

Ai në një konferencë për medie tha se edhe procesi i marrjes së dozës së dytë të vaksinës është duke shkuar në rregull.

“Kur jemi te procesi i vaksinimit në total nga fillimi i aplikimit të dozës së dytë jemi te shifra e 10 mijë vaksinave të aplikuara. Ndërsa, nëse flasim nga dita e parë kemi 80 mijë vaksina të aplikuara”.

“… të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë në kartonin e tyre e kanë datën e caktuar dhe shpresojmë që doza e parë dhe e dytë nuk do të përfundojnë sepse do të na përcjellin gjatë gjithë kohës”./Insajderi.com