Mbi 830 të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në Prishtinë

Mbi 830 të moshuar janë vaksinuar kundër COVID-19 në Prishtinë

Mbi 830 të moshuar janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID’19 në sallën “1 Tetori ” në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85-vjeçare ka filluar më 8 prill, ndërsa që nga e diela në këtë qendër ka filluar vaksinimi i personave nga mosha 80-84 vjeçare.

Menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Bardh Nimani tha se deri në mesditë janë vaksinuar 88 persona, kurse gjithsej janë vaksinuar mbi 830 të moshuar.

Ai tha se pret që numri i qytetarëve të vaksinuar për këtë grup-moshë të rritet.

“Fluksi i grup-moshave mbi 80-vjeç është duke vijuar me vaksinimin kundër COVID-19. Aktualisht deri në këto qaste që po flasim kemi 88 të vaksinuar dhe numri total ka shkuar mbi 830. Presim që edhe sot pasdite dhe nesër deri në orën 19:30 të kemi prapë këtë grup-moshë dhe të na ec mbarë e mirë si deri më tani”, njoftoi Nimani.

Vaksinimi i qytetarëve të këtyre grup-moshave dhe personelit shëndetësor ka filluar edhe në komunat tjera.

Kosova në muajin mars ka pranuar dozat e para të vaksinës anti-Covid, në një sasi prej 24 mijë dozave nga AstraZeneca./Insajderi.com