Mbi 85 mijë të infektuar me COVID-19

Mbi 85 mijë të infektuar me COVID-19

85.334 infeksione me COVID-19 janë regjistruar që nga 13 marsi i vitit 2020, kur shpërtheu pandemia.

Vetëm të dielën u raportuan edhe 836 raste dhe 10 vdekje.

Numri i personave që nuk arritën ta përballojnë virusin famëkeq është 1.813.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi për 700 të shëruar.

Tash për 70.587 qytetarë Coronavirusi është “një histori”.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë. Gjatës ditës së fundit në kryeqytet u raportuan edhe 279 raste me COVID-19. /Insajderi.com