Mbi 9 mijë e 500 qytetarë po vaksinohen brenda ditës

Mbi 9 mijë e 500 qytetarë po vaksinohen brenda ditës

9.565 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës kundër COVID-19 brenda njëzetekatër orëve të fundit.

Kështu, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të premten.

Kjo ka bërë që 196.829 persona të marrin një dozë vaksine, ndërsa 47.141 tash veç kanë përmbyllur procesin e vaksinimit si të tërë.

Gjatë ditës së fundit janë regjistruar 17 infeksione të reja dhe janë shëruar tetë të tjerë.

Kishte edhe dy vdekje të konfirmuara si pasojë e COVID-19. /Insajderi.com