Mbi 9 mijë infektime dhe 256 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Mbi 9 mijë infektime dhe  256 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në vendin tonë është 9.049 raste nga 37.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 256 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.804.

IKSHPK apelon qytetarët, bizneset, gastronominë, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura./Insajderi.com