
Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka shënuar rritje së fundmi, njofton Insajderi.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, aktualisht në vend janë nëntë mijë e 175 persona aktiv me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 72 mijë e 500 persona teksa kanë humbur jetën një mijë e 640 pacientë.
Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 61 mijë e 685 pacientë.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 592 raste të reja, gjashtë viktima dhe 291 pacientë të shëruar. /Insajderi.com