9.485 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, shumica të karantinuar nëpër shtëpi.
Teksa gjatë ditës së mërkurë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi për pesë vdekje të reja me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Coronavirusit arriti në 2.153.
Në njëzetekatër orët e fundit, u raportuan edhe 327 infeksione si dhe 508 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 104.717, ndërkaq i të shëruarve 93.079.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, gjatë ditës së fundit u raportuan edhe 62 infeksione. /Insajderi.com