Mbi 90 mijë të infektuar me COVID-19

Mbi 90 mijë të infektuar me COVID-19

90.430 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi i vitit të kaluar.

Të mërkurën u regjistruan edhe 923 infeksione të reja, ndërsa janë shëruar 771 sosh.

Kështu, personat që kanë kaluar Coronavirusin janë 74.754.

Nga pandemia kanë humbur jetën 1.871, vetëm në njëzetekatër orët e fundit 14 të infektuar humbën betejën me virusin famëkeq.

Rastet aktive janë 13.804. /Insajderi.com