Mbi 900 mijë vaksinime deri më tash në Kosovë

Mbi 900 mijë vaksinime deri më tash në Kosovë

901 mijë e 13 vaksinime janë kryer deri më tash.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të shtunën.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë vaksinuar 20 mijë e 346 qytetarë.

Të paktën një dozë vaksine anti-COVID e kanë marrë 596 mijë e 777 qytetatë, ndërkaq procesin me dy doza e kanë kryer 306 mijë e 287 sosh.

Gjatë ditës së fundit u raportuan edhe 1 vdekje dhe 1 mijë e 278 infeksione të reja.

Rastet aktive janë 26 mijë e 534, një pjesë e tyre të hospitalizuar. /Insajderi.com